Nuk iu bind urdhrave të Gjykatës së Lartë, Brazili pezullon rrjetin social “X”

nuk iu bind urdhrave te gjykates se larte brazili pezullon rrjetin social
nuk iu bind urdhrave te gjykates se larte brazili pezullon rrjetin social

Gjykata e Lartë e Brazilit ka urdhëruar pezullimin e menjëhershëm dhe të plotë të rrjetit social “X” në vend.

Në një deklaratë, gjykata tha se do të ndalojë platformën e mediave sociale derisa “X” të pajtohet me të gjitha urdhrat e gjykatës dhe të paguajë gjobat ekzistuese.

Gjyqtari Moraes, i cili ka qenë i përfshirë në një debat të gjatë me X dhe Elon Musk, i kishte dhënë platformës së mediave sociale 24 orë për të emëruar një përfaqësues të ri ligjor ose do të pezullohej, me një afat deri të enjten në mbrëmje.

Platforma pritet të mos jetë e disponueshme në vend brenda 24 orëve të ardhshme. X ka më shumë se 22 milionë përdorues në Brazil, sipas uebsajtit të specializuar DataReportal.

Musk nisi një “sulm” ndaj gjyqtarit Moraes këtë javë, duke e quajtur atë një “diktator” dhe duke e akuzuar atë për mbytje të fjalës së lirë.

Presidenti brazilian Luiz Inácio Lula da Silva ka reaguar sot lidhur me këto hapa të gjykatës dhe deklaratave të Musk, ku tha se “Çdo qytetar, nga çdo pjesë e botës, nëse ka investime në Brazil, i nënshtrohet Kushtetutës dhe ligjeve braziliane”.

Më 17 gusht, Musk njoftoi se po mbyllte zyrat e X në Brazil, por shërbimi do të mbetet i disponueshëm për përdoruesit.

Gjykatësi nisi një hetim ndaj Musk prillin e kaluar, duke e akuzuar atë për riaktivizimin e llogarive të përdoruesve të bllokuara nga urdhrat e gjykatës braziliane.

Gjykatësi kishte urdhëruar mbylljen e llogarive të njerëzve që i përkisnin lëvizjeve ultrakonservatore, duke pretenduar se ata shpërndanin informacione të rreme.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →