“Unë jam i sëmurë dhe vij!”- Protesta te ‘Rruga e Shpresës’, aktori Mehdi Malkaj kritika deputetëve demokratë: Ku jeni? Nëse PD do të vijë në pushtet, t’i marrin gjërat seriozisht

une jam i semure dhe vij protesta te rruga e shpreses aktori mehdi malkaj kritika deputeteve demokrate ku jeni nese pd do te vije ne pushtet ti marri





































Aktori Mehdi Malkaj, pas daljes nga spitali për shkak të problemeve me zemrën, i është bashkuar protestës për Berishën te “Rruga e Shpresës”.

Malkaj1-770x422

Teksa mori fjalën e tij para mbështetësve të pranishëm, aktori iu drejtua me ironi deputetëve të PD të cilët nuk i bashkohen tubimit.

“Ku janë këta? Unë jam i sëmurë dhe vij”, tha ai, ndërsa shtoi se nëse PD do të vijë në pushtet, atëherë t’i marrin gjërat seriozisht.

 “Ju lutem shumë, së pari deputetëve të PD, pastaj anëtarëve të PD dhe simpatizantëve, nëse do rrinë rehat edhe do vonë këtu dhe do thonë tre fjalë dhe do ikin… pa nxjerrë atë burrin që është atje nuk ka fitore. Bëni çfarë të doni.

Edhe një herë anëtarëve të PD, simpatizantë… unë jam simpatizantë dhe vij, po ata nuk duhet të vijnë? Ku janë këta? Unë jam i sëmurë dhe vij. Nëse PD do të vijë në pushtet, unë dua që të vij, atëherë t’i marrin gjërat seriozisht”, tha aktori.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →