Analisti Fitim Zekthi, i ftuar në rubrikën Opinion në News 24 komentoi mbajtjen e mbledhjes së qeverisë Rama në Dajt më 1 shtator.
Zekthi tha se Rama po përpiqet të mbrojë njerëzit e tij nga SPAK, por se shumë herë e ka humbur këtë betejë. Ai tha se Rama duket se po humb edhe Xhaçkën. Sipas Zekthit, kryeministri Rama ka një avantazh e ai është se ka përballë një opozitë të dobët, me të cilën fiton zgjedhjet.
“Ka presion nga SPAK në drejtim të qeverisë. Rama po lufton ndaj SPAK që të mos i dëmtohen njerëz të rëndësishëm. Rama ka lënë dhe po lë njerëz gjatë rrugës. Rama po e humbet dhe Xhaçkën. Ekuilibri brenda qeverisë Rama është shkatërruar plotësisht. Rama ka avantazh gjigand gjendjen e rëndë të opozitës. Por kjo e kalbëzon aq keq qeverisjen, sa e bën Shqipërinë një vend të zhytur në korrupsion e varfëri.
Jemi në gjendje më të dëshpëruar edhe se në vitin 1991, 1997, sepse atëherë kishte shpresë, tani po humb dhe shpresa. Opozita është e pamundur të vijë në pushtet dhe Rama nuk e rregullon dot veten. E vetmja mënyrë për presion ndaj qeverisë është SPAK ose faktori ndërkombëtar, nuk e dimë deri ku shkon presioni. Të dyja palët nuk japin llogari. Mbajtja e mbledhjeve në vende të ndryshme është çmenduri. Rama po menaxhon kaosin, sepse SPAK ka goditur qeverinë. Kjo është shkolla politike e spektaklit”, deklaroi Zekthi.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co