Banorët e Gjoricës kërkojnë ndalimin e marrjes së inerteve në zallin e Bulqizës

banoret e gjorices kerkojne ndalimin e marrjes se inerteve ne zallin e bulqizes
banoret e gjorices kerkojne ndalimin e marrjes se inerteve ne zallin e bulqizes

Banorët e fshatit Gjoricë e Poshtme në Bulqizë kanë ngritur shqetësimin për dëmtimin e shtratit të zallit të Bulqizës. Ata kërkojnë që firma nënkontraktore që po ndërton lotin e tretë të rrugës së Arbrit nga Maqellara në Peshkopi, të mos ju dëmtojë tokat bujqësore që i kanë në shtratin e Zallit të Bulqizës. Një nga të dëmtuarit është edhe Xhevat Myftari. Ai shprehet se askush nuk po e ndalon firmën e cila thotë se ka leje nga Bashkia Bulqizës dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Sipas tij, policia është tërhequr nga aty dhe nuk ka mundur ta ndalojë. Xhevati shton se aty kanë tokat bujqësore dhe nuk duhet që ato të prishen pasi marrja e inerteve devijon rrjedhën e zallit në tokat bujqësore të fshatit.

Nëse nuk ndërhyhet, katër familjet që dëmtohen nga ky proces i marrjes së inerteve në Zallin e Bulqizës thonë se do të përshkallëzojnë veprimet e tyre, deri në bllokimin e rrugës së Arbrit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →