“Serbia s’e ndihmon procesin, por…”, Rama zbardh diskutimet me Blinken për Kosovën: Kërkesat ndaj Prishtinës nuk janë shtrënguese, SHBA gjithnjë në krah

serbia se ndihmon procesin por rama zbardh diskutimet me blinken per kosoven kerkesat ndaj prishtines nuk jane shtrenguese shba gjithnje ne krah
serbia se ndihmon procesin por rama zbardh diskutimet me blinken per kosoven kerkesat ndaj prishtines nuk jane shtrenguese shba gjithnje ne krah

Pas takimit në Kryeministri dhe nënshkrimit të disa memorandumeve, Edi Rama dhe sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, kanë folur për gazetarët.

Edi Rama ka zbardhur detaje nga takimi dhe çështjet e vëna mbi tryezë, duke u ndalur specifikisht për situatën mes Kosovës dhe Serbisë dhe mungesës së dialogut.

Rama tha se Serbia nuk e ka bërë të lehtë procesin, por shtoi se SHBA gjithnjë ka qenë dhe do jetë në krah të Kosovë.

Edi Rama: Dua ta falënderoj dhe për një mbështetje të vazhdueshme dhe të dobishme për ecurinë tonë në BE. Proces që varet nga çfarë bëjmë ne, gjykimi i aleatëve tanë, por prej disa vitesh ne kemi ndjerë dhe çmojmë interesimin e SHBA. Posaçërisht interesimit të DASH dhe faktin që sekretari në vazhdimësi në takimet me aleatët, nuk e lë pa e nënvizuar, dhe po ashtu nevojën për ta shtyrë më tutje nevojë për t’u integruar.

Patjetër që kemi folur për rajonin. Kemi ndarë të njëjtat pikëpamje dhe shqetësime. Shqipëria ka një politikë të dorës së shtrirë të miqësisë për të gjitha vendet e rajonit. Do investohemi që rajoni të shkojë para sepse është në interesin në radhë të parë, tonin. SHBA kanë qenë dhe do jenë mbështetës të njohjes së Kosovës, dhe është mirë që shqiptarët kudo nga janë të mos e harrojnë se pa ta nuk do kishte një shtet të pavarur të Kosovës.

Interesi i SHBA në këtë rajon, specifikisht për mbarëvajtjen e punëve në Shqipëri e Kosovë, nuk është interes i dorës së dytë apo i ndarë nga interesi ynë, por është interes për të ndërtuar një të ardhme në paqe dhe prosperitet për gjeneratat e tjera.

Ndihemi të keqardhur kur shohim hapa pas dhe jemi të vetëdijshëm për vështirësinë e këtij dialogu, për dhimbjen e plagëve të një tragjedie jo shumë të largët për ata që jetojnë në Kosovë, po ashtu të vetëdijshëm edhe për faktin si sulmi terrorist në Banjskë… Serbia nuk e ndihmon si duhet procesin gjithmonë, por në radhë të parë shqiptarët e Kosovës, dhe të gjithë ne, duhet të jemi të vetëdijshëm që të përparojë me kërkesat në tryezën e dialogut. Nuk janë kërkesa shtrënguese, as që Kosova të lëshojë një milimetër nga dinjiteti e sovraniteti i vet, por kërkesa që bëjnë të mundur një kontekst që ngre lart Republikën e Kosovës.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →