Autoritetet italianë kanë goditur një rrjet të trafikut të kokainës.
Në pranga kanë përfunduar katër persona, ndërkohë që nga mediat vendase raportohet se dy prej tyre janë shqiptarë.
Operacioni është kryer mëngjesin e sotëm nga policia e Portoferraio-s, ndërkohë që raportohet se grupi përbëhej nga 19 persona.
Personat e arrestuar, dy shqiptarë dhe dy italiane janë të moshave nga 39 deri në 65 vjeç. Hetimi për grupin vijonte prej katër vitesh, ndërsa rezulton se kreu i grupit është një shqiptar.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co