Qeveria e Kosovës ka vendosur që paga minimale të rritet në 350 euro bruto.
Vendimi u mor në mbledhjen e të mërkurës. Kabineti qeverisës miratoi rritjen që kryeministri Albin Kurti ka thënë se nga vendimi do të preken më shumë se 150 mijë persona.
Në vendim, ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se është hera e parë që caktohet edhe niveli i pagës minimale për orë pune – 2 euro.
Rritja e pagës minimale, sipas Muratit, hyn në fuqi nga 1 tetori.
Pesë ditë më parë hyri në fuqi Ligji për Pagën minimale duke e ngritur në 250 euro neto.
“Paga minimale do të jetë e liruar nga tatimi. Kjo është rritja e dytë e pagës minimale brenda këtij mandati qeverisës”, ka thënë kryeministri Albin Kurti në prezantim të propozimit.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co