Tjetër akuzë ndaj themeluesit të “Telegram”, Pavel Durov nën hetim për dhunë ndaj djalit të tij në Francë

tjeter akuze ndaj themeluesit te telegram pavel durov nen hetim per dhune ndaj djalit te tij ne france





































Miliarderi francezo-rus Pavel Durov, kryetar dhe shef ekzekutiv i platformës “Telegram”, i cili u arrestua në Francë me akuza në lidhje me krimin e organizuar, është gjithashtu objektiv i një hetimi për dhunë të rëndë ndaj një prej fëmijëve të tij në Paris.

Pavel Durov

Hetimi, i hapur së fundmi nga zyra franceze e mirëqenies së fëmijëve, ka të bëjë me djalin e Durovit, i lindur në vitin 2017, i cili tani jeton në Zvicër me nënën e tij. Dhuna e supozuar ka ndodhur në Paris, sipas AFP.

Nëna e të miturit, ngriti një padi në Zvicër në vitin 2023, duke akuzuar ish-partnerin e saj për abuzim me një nga fëmijët e tij.

Pavel Durov, 39 vjeç, pronar i një pasurie të vlerësuar nga revista amerikane Forbes në 15.5 miliardë dollarë, u arrestua të shtunën në Francë si pjesë e një hetimi tjetër pas mbërritjes së tij në aeroportin Bourges, afër Parisit, ku do të hante darkë.

Drejtësia franceze e akuzon atë në këtë rast se nuk ka vepruar kundër shpërndarjes së përmbajtjes kriminale, si trafik droge, pornografi me fëmijë, mashtrim, pastrim parash, në lidhje me menaxhimin e tij të Telegram, që ai themeloi në vitin 2013 me vëllain e tij, Nikolai, dhe që ka më shumë se 900 milionë përdorues.

Paraburgimi i tij ka zgjatur gati katër ditë dhe sot ai është paraqitur në gjykatë.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →