Tirana “fiksohet” me barazimet, sukseset nën drejtimin e Shkëmbit janë regjistruar vetëm në miqësore

tirana fiksohet me barazimet sukseset nen drejtimin e shkembit jane regjistruar vetem ne miqesore
tirana fiksohet me barazimet sukseset nen drejtimin e shkembit jane regjistruar vetem ne miqesore

Tirana ka luajtur shumë mirë në dy takimet zyrtare në Superiore ndaj Laçit dhe Vllaznisë, por ajo mbetet e “salduar” te barazimet, një rezultat që skuadra e Shkëmbit e pëlqen shumë.

Në 180 minutat e para të Superiores ka marrë 2 pikë, por duhet thënë se sfidat kanë qenë në transfertë. Skuadra është paraqitur mirë ndaj shkodranëve dhe kurbinasve. Në të dyja sfidat, Tirana ka pasur mundësinë të fitojë, por nuk ia ka dalë. Në fakt, gjatë erës “Shkëmbi”, barazimi ka qenë rezultati më i shpeshtë, mes takimeve zyrtare dhe atyre miqësore. Tirana e Shkëmbit edhe pse ka luajtur 12 ndeshje, ka barazuar gjashtë prej tyre dhe gjashtë të tjera i ka fituar dhe humbur nga tre herë.

Me plot gojën, një skuadër kjo e Shkëmbit e abonuar me barazimet. Në një rast ka barazuar 1-1, dy herë të tjera, barazpeshë pa gola kundër Bylisit dhe Laçit dhe tre herë të tjera ka arritur një barazim 2-2 përballë Skënderbeut, Vllaznisë dhe Ballkanit. Një seri barazimesh që përbëjnë 50 përqind të ndeshjeve të luajtura. Nga ana tjetër, Tirana ka fituar tre herë kundër Apolonisë, Burrelit dhe Vorës, ekipe që militojnë në Kategorinë e Parë. Tre humbjet janë ndaj Torpedos, Shkëndijës dhe Strugës. Të gjitha këto, ekipe që kanë marrë pjesë apo Tirana është përballur në Europë.

NDESHJET ZYRTARE – Edhe pse Tirana ka nëntë rezultate pozitive në 12 ndeshje që ka luajtur në 2 muaj, ajo në sfidat zyrtare nuk ka ende një fitore. Mes katër takimeve të luajtura, regjistron 3 barazime dhe një humbje ndaj Torpedos.

VJET – Në dy javët e para, Tirana e vjetshme ishte pak më ndryshe, gjithmonë në pikë. Edhe vjet ishte e pamundur në dy javë, por kishte marrë 4 pikë. Një fitore dhe një barazim, pasi kishte mundur Dinamon 2-3 dhe kishte barazuar 2-2 me Teutën në javën e dytë. Këtë sezon, Tirana e nisi me një barazim të bardhë ndaj Laçit dhe ka dy pikë më pak.

TESTI ME EGNATIAN – Bardheblutë edhe javën e tretë do ta ketë shumë të vështirë. Skuadra do të përballet me Egnatian, skuadrën që është kampionia në fuqi, e para e renditjes me pikë të plota. Një ndeshje që do ta luajë në fushën e vet. Për statistikë, sezonin e shkuar, Tirana ka marrë 7 pikë, madje duke e mundur 5-0.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →