“Flasin çdo ditë”- Alvaro Morata drejt ribashkimi me gruan e tij…

flasin cdo dite alvaro morata drejt ribashkimi me gruan e tij





































Nuk është thënë ende fjala e fundit mes Alvaro Moratas dhe Aliçe Kampellos. Çifti njoftoi ndarjen e tyre por vazhdojnë të jenë shumë të afërt.

U535717

Revista spanjolle ‘Hola!’ kontaktoi disa persona nga rrethi i sipërmarrëses italiane dhe mesa duket situata mes të dyve është përmirësuar ditët e fundit.

“Gjithçka është më e qetë, ata flasin çdo ditë dhe pozicionet e tyre po afrohen më shumë. Prioriteti i tyre janë katër fëmijët e tyre”, tha një burim.

Dhe pastaj: “Të dy janë shumë të rinj dhe tani, nga larg, shohin gjithçka më qartë dhe kuptojnë njëri-tjetrin pak më shumë”.

Aliçe megjithatë ka vendosur të qëndrojë në Madrid për të mos destabilizuar fëmijët sepse “ajo dëshiron qetësi”. Distanca mund të jetë e rëndësishme “për të vlerësuar martesën dhe për të kuptuar se çfarë ndodhi”. Tani për tani “nuk ka pajtim”, por në të ardhmen gjithçka është e mundur.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →