PODCASTI “LUARASI”/ Pedagogia e së Drejtës Civile e Familjare: Koncepti i familjes po evolon me kohën. Shoqëria ka nevojë për edukim moral e ligjor

podcasti luarasi pedagogia e se drejtes civile e familjare koncepti i familjes po evolon me kohen shoqeria ka nevoje per edukim moral e ligjor





































Përgjegjësja për Departamentin të së Drejtës Private, Lektore e së Drejtës Civile dhe e Së Drejtës Familjare në Universitetin Luarasi Blerina Shkurti, në një intervistë në Podacastin Luarasi në News 24 foli më shumë për Fakultetin e Drejtësisë pranë Luarasit.

Podcast-Luarasi1-770x434

Shkurti theksoi se studentët që regjistrohen në Fakultetin e Drejtësisë pranë Universitetit Luarasi, duhet të kenë një motivim të fortë dhe kërkesa ndaj vetes. Pedagogia Shkurti foli për konceptin e familjes, duke thënë se ky koncept ka ndryshuar me kohën. Ajo tha se shoqëria ka nevojë për edukim moral e ligjor.

Përgjegjësja për Departamentin të së Drejtës Private, Lektore e së Drejtës Civile dhe e Së Drejtës Familjare në Universitetin Luarasi Blerina Shkurti: Unë kam qenë ndër studentet e para të Universitetit Luarasi. Nga studente u bëra një lektore në Luarasi dhe kam diplomuar 15 breza. Ne kemi raport tepër të mirë me studentët, ndërveprojmë me ta. Studenti përkrahet dhe motivohet përditë, që të arrijë objektivat e tij. Ne i ndihmojmë shumë, që të njihen me tregun e punës. Ne iu ofrojmë studentëve praktika gjatë studimeve. Studentët tanë sot janë në pozicione shumë të mira. Koncepti për familjen ka ndryshuar shumë me kohën. Familja është strukturë dinamike, që zhvillohet dhe nuk mund të japësh një përkufizim, siç mund të japësh për martesën. Familja më së pari është emocion. Në Shqipëri deri vonë ka pasur familje patriakale dhe është pak e vështirë të shkëputesh nga kjo gjë. Femra po bëhet e pavarur dhe meshkujve nuk iu pëlqen pavarësia ekonomike e tyre, pasi femra merr një tjetër rol. Kodi i Familjes ka futur konceptin e bashkëjetesës, që është bërë më komune.

Shoqëria shqiptare po evolon dhe po mësohet me konceptet e reja. Ne nuk jemi askush të paragjykojmë një familje, sepse familja buron nga zemra. Të pranojmë konceptet e reja që shoqëria po na i sjell, e ne duhet të flasim për këto. Kjo sepse nesër mund të na vijë fëmija në shtëpi e të na thotë që një familje ka një prind. Por duhet edhe edukim ligjor. Kur diçka është ligj është më e lehtë për shoqërinë të mësohet me atë gjë. Në fillim je i detyruar ta pranosh, më pas të duket normale. Ne duhet të flasim për martesat e të njëjtit seks. Ligji për adoptimin apo birësimin nuk ndalon personat, që kanë prirje të ndryshme seksuale që të adoptojnë fëmijët.

Ligji lejon që edhe një prind i vetëm ta adoptojë një fëmijë. Duhet edukim civil i gjerë shoqëror, duke nisur që nga shkolla. Ne nuk duam të promovojmë antivlera, por vlera, por duhet të themi realitetin. Ne pritshmëritë si Luaras i kemi të larta çdo vit. Në Fakultetin e Drejtësisë në Luarasi ka studentë të shkëlqyer. Ka studentë që janë me mesatare 10 absolute, që nuk zgjedhin asnjë degë tjetër, qoftë në shtet, por vijnë direkt tek Fakulteti i Drejtësisë në Luarasi, sepse e dinë që jepet mësimdhënie cilësorë e nuk bëjmë asnjë kompromis. Jemi shumë seriozë në zhvillimin e mësimit dhe jemi të kujdesshëm në zgjedhjen e pedagogëve që japin mësim. Ne zhvillojmë leksione të hapura me pedagogë dhe personalitete të fushës të së drejtës, ka dinamikë mes tyre e studentëve në dialog. Unë iu them studentëve që nëse doni të vini këtu duhet të jeni Ronaldo, duhet të jeni më të mirët, të jeni në top listën e studentëve për drejtësinë. Ata vijnë me këtë lloj motivimi. Në klasë ka konkurrencë dhe kjo më pëlqen, sepse i motivon që të mësojnë përtej kurrikulës. Unë iu rekomandoj studentëve që të vijnë me motive e të kenë kërkesa ndaj vetes e kërkesat të na transmetojnë dhe neve, sepse kështu na motivojnë të japim gjithmonë e më tepër.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →