Sezoni i ri, histori e vjetër. Kristjan Asllani ka qenë dhe mbetet një zëvendësues i Calhanoglu, status që nuk pritet të ndryshojë për sa kohë mesfushori turk do të qëndrojë në Milano. Pavarësisht fjalëve të ëmbla të lëshuara nga Simone Inzaghi pas fitores së pastër 2-0 kundër Lecce-s, ku vlerësoi rolin e Asllanit, talenti kuqezi është një lojtar i ri që kërkon më shumë minuta për t’u zhvilluar.
Në çdo dalje publike, Asllani ka shprehur dashurinë e tij për Inter, ka ritheksuar se nuk ka ndërmend të largohet nga Milano, por së fundmi në Itali, mediat pranë klubit zikaltër lidhin emrin e tij me tregun e transferimeve.
Prej kohësh, Asllani ndiqet nga klubi i Fiorentines që edhe këtë verë do të tentojë të afrojë mesfushorin shqiptar. Fiorentina kërkon të josh Inter duke përfshirë në negociata kartonin e Amrabat. Marokeni është kthyer nga huazimi i tij te Man.United, por me sa duket nuk bën pjesë në planet e klubit.
Fiore kërkon të shtyjë Amrabat drejt Milanos, për t’u bashkuar me Simone Inzaghi-n, në mënyrë që të marrin Asllanin, një shkëmbim kokë më kokë. Pengesa e parë në këtë pikë është vet lojtari, Amrabat, me markonin që preferon të transferohet te Napoli.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co