Që prej mbërritjes në Premier League, Erling Haaland është përballur me 22 skuadra të ndryshme, para të së shtunës. Në fakt, Ipswich Town u bë skuadra e 23-të kundër së cilës sulmuesi i Manchester Cityt ka luajtur të paktën një ndeshje. Ish-lojtari i Borussia Dortmundit dhe Salzburgut kishte shënuar kundër të 22 skuadrave me të cilat ishte përballur më parë. Ndodhi e njëjta gjë dhe me të 23-tën.
Manchester City doli në fushë kundër Ipswich Town, e mundi dhe Haaland firmosi “tripletë”. Dhe kështu shifra, e cila tashmë ishte mbresëlënëse siç ishte, duhet të përditësohet: qendërsulmuesi norvegjez tani ka shënuar kundër 23 skuadrave të Premier League nga 23 me të cilat është përballur.
Katër minuta i mjaftuan Manchester City-t për të mposhtur Ipswich-in e sapograduar: 4-1, i cili mbetet i pari me pikë të plota. Miqtë kaluan në epërsi pas 7 minutash: Johnson nisi Szmodics i cili kaloi topin nën këmbët e Edersonit. Por në minutën e 12-të ishte 1-1 me penalltinë e Haaland. Kalojnë dy minuta dhe rikthimi është i plotë falë De Bruyne, i cili përfiton nga asistimi i Savios dhe firmos rezultatin 2-1.
Belgu nuk është i kënaqur dhe në minutën e 16-të dhuron për Haaland topin për golin e tretë. Në pjesën e dytë, norvegjezi shënoi golin e 4-1 dhe “tripletën” personale në minutën e 88-të.
City fiton dhe ngjitet në 6 pikë, ndërsa Ipswich mbetet në kuotën 0.
Ndërkohë fitore shumë të rëndësishme arriti edhe Arsenali I Mikel Artetës. “Topçinjtë” triumfuan 0-2 ndaj Aston Villës, me të dy golat që u fiksuan në franskionin e dytë të lojës. Ishte fillimisht Trosard që çeli serine e golave në minutën e 67-të dhe dyfishimi më pas erdhi 11 minuta më vonë me anë të Thomas Partey. Me këtë fitore edhe Arsenal si dhe City ngjiten në krye të renditjes me nga 6 pikë.
Në sfidat e tjera të së shtunës në Premier League vlen për t’u përmendur humbja e United ndaj Brighton 2-1 në transfertë, si dhe fitorja e thellë e Tottenham Hotspur ndaj Everton 4-0.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co