Ekipi që fiton nuk ndryshohet dhe duket se trajneri Tomas Brdariç do t’i besojë të njëjtëve lojtarë edhe në ndeshjen kundër Tiranës.
Formacioni kuqeblu që luajti në javën e parë në kryeqytet me Partizanin është konfirmuar nga Brdariç, paçka se mbetet për t’u zhvilluar edhe një seancë në prag të ndeshjes me bardheblutë, që luhet të sot në orën 20:00 në “Loro Boriçi”.
Këtë herë Vllaznia do të jetë më e kompletuar, pasi janë rikthyer nga dëmtimet Ardit Krymi dhe Melos Bajrami. Megjithatë, janë të pakta gjasat që ata të aktivizohen, pasi nuk janë stërvitur me grupin. Gjithsesi, Krymi mund ta nisë nga stoli dhe ndoshta merr minuta në pjesën e dytë.
Nga ana tjetër, të konfirmuara janë mungesat e lojtarëve të dëmtuar si mesfushorit Amir Kahrimanoviç dhe sulmuesit Ildi Gruda, që duan kohë të riaftësohen.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co