Mediat kolumbiane kanë zbardhur detaje në lidhje me arrestimin e 25-vjeçarit shqiptar, Admir Ttuaj, i cili merrej dhe ishte një nga kokat kryesore të trafikimit të armëve në tregun botëror.
Sipas asaj që bëjnë me dije mediat vendase, armët e trafikuara do të përdoreshin nga mafiozët shqiptarë, të lidhur me grupet terroriste që kryejnë krime në Mbretërinë e Bashkuar.
“Ky person është kërkuar me njoftim të kuq nga Gjykata Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar të Shqipërisë”, theksoi komandanti i Policisë së Barranquilla.
Tutaj është transferuar tashmë në aeroportin El Dorado, në Bogota, për t’u ekstraduar në Shqipëri.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co