Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë, ku një aksident mes një automjeti dhe një biçiklete, ka përfunduar me humbjen e jetës për një të mitur.
Policia e Kosovës njofton se ngjarja ka ndodhur në fshatin Korishë të Prizrenit ditën e djeshme, ndërsa ka qenë automjeti që ka përplasur biçikletën me të cilën po udhëtonin dy fëmijë.
Të miturit u dërguan në spital për të marrë ndihmë mjekësoren, por njëri prej tyre nuk ka mundur t’u shpëtojë plagëve të marra, duke ndërruar jetë në mesnatë.
Njoftimi i policisë:
AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME TË RËNDA TRUPORE-FATALE- Fsh. Korishe-Prizren, 24.08.2024-18:50. Ka ndodhur një aksident trafiku ku të përfshirë kanë qenë një automjet me targa vendore me drejtues mashkull kosovar dhe një biçiklete me drejtues një fëmijë i cili ka qenë i shoqëruar me një fëmijë tjetër në cilësinë e pasagjerit. Si pasojë e aksidentit të dy fëmijët-viktimat meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime trupore. Njëri prej tyre është hospitalizuar në Repartin Ortopedik në Prizren, ndërsa tjetri është transferuar në QKUK-së . Më datë 25.08.2024-01:28 viktima e cila ka qenë në trajtim mjekësor në QKUK ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pa jetë dërgohet në IML për autopsi.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co