Interi ka bërë detyrën në duelin ndaj Leçës të zhvilluar në shtëpi, duke triumfuar me rezultatin 2-0. Në këtë duel zbritën në fushë plot 3 futbollistë të Kombëtares shqiptare.
Ylber Ramadani u aktivizua titullar gjatë, ndërkohë që Kristian Asllani u aktivizuan nga stoli.
Asllani zuri vendin e Çalhanoglu në minutën e 82-të, ndërkohë që Medon Berisha u fut në minutën e 85-të. Të 3 futbollistët shqiptarë, zhvilluan paraqitje dinjitoze për aq minuta sa qëndruan në fushë.
Për sa i përket ndeshjes, Darmian në minutën e 5-të dhe Çalhanoglu në minutën e 69-të, ishin autorët e golave për Interin.
Kjo ishte fitorja e parë në këtë sezon për kampionët zikaltër, që në duelin e javës së parë barazuan 2-2 ndaj Xhenoas.
Duelin e radhës Interi do e luajë në shtëpi ndaj Atalanës, ndërkohë Leçe e Ramadanit dhe Berishës do të përballet ndaj Kaljarit të Alen Sherrit në shtëpi. Kjo ishte humbja e dytë radhazi për Leçen, pas asaj ndaj Atalantës në ndeshjen e javës së parë.
GOLAT E NDESHJES: VIDEO
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co