Vranë me thikë 72- vjeçarin në Memaliaj/ Gjykata le në burg Skënder Ajdinin, ja masa për të birin

vrane me thike 72 vjecarin ne memaliaj gjykata le ne burg skender ajdinin ja masa per te birin
vrane me thike 72 vjecarin ne memaliaj gjykata le ne burg skender ajdinin ja masa per te birin

Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër ka dhënë sot masën e arrestit për Skënder dhe Bledar Ajdini, të akuzuar si të përfshirë në vrasjen e Faik Ajdini në fshatin Zhapokikë.

Gjykata ka vendosur arrest me burg për Skënder Ajdini dhe “detyrim paraqitjeje” për të birin Bledar Ajdini.

Kujtojmë që vrasja e 72 vjeçarit Faik Ajdini u regjistrua më 19 gusht 2024 në fshatin Zhapokik të Memaliajt në Gjirokastër.

Kur i moshuari nuk kishte shkuar në banesë familjarët kishin nisur kërkimet duke e gjetur të pajetë 24 orë më pas në një përrua.

Nga këqyrja paraprake e kufomës u kuptua se kishim të bënim me vrasje të shkaktuar me mjet prerës.  Tre ditë më pas policia e Gjirokastër zbardhi krimin dhe arreston autorët, teksa dyshohet se vrasja ka ndodhur për shkak të 4 trungjeve të cilat kishin pasur në tokën e tyre çifti Ajdini, dhe për të cilët ata dyshohen se i kishte marrë viktima, Faiku.   Më datë 20 gusht 2024 në orën 23:30, janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

Skënder Ajdini, 71 vjeç për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga nenet 78/25, 80 dhe 302 të Kodit Penal;

Bledar Ajdini, 43 vjeç, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302 i Kodit Penal.

Më pas në datën 22 gusht ora 03:00  u arrestua në flagrancë Blerti Kanushi, 23 vjeç për vepren penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 78/25 i Kodit Penal. Gjitashtu prangat iu vunë edhe Darovi Ajdini, 64 vjeçe, për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga nenet 301 dhe 302 i Kodit Penal.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →