Ukraina feston sot Ditën e saj të Pavarësisë, ndërsa lufta me Rusinë ka hyrë në muajin e 30.
Më 24 gusht 2021, shteti ukrainas shpalli pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik, ndërsa tanimë më shumë se tre dekada më vonë, ajo vazhdon ta mbrojë sovranitetin e saj.
Ambasada e SHBA në Tiranë, shprehet se lufta e Ukrainës për liri dhe demokraci është një shembull i fuqishëm për botën.
Për nder të kësaj dite, e Ngarkuara me Punë e SHBA-së Nancy VanHorn iu bashkua me krenari të Ngarkuarës me Punë të Ukrainës dhe Shefave të tjerë të Misionit në Shqipëri për të nderuar forcën, qëndrueshmërinë dhe shpirtin e palëkundur të Ukrainës.
Postimi i plotë:
Si sot në vitin 1991, Ukraina shpalli pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik. Më shumë se tre dekada më vonë, Ukraina vazhdon të mbrojë sovranitetin e saj me guxim të pashoq.
Lufta e tyre për liri dhe demokraci është një shembull i fuqishëm për botën. Ndërsa ata qëndrojnë në këmbë përballë fatkeqësive, ne qëndrojmë me ta në solidaritet dhe shpresë.
Për nder të Ditës së Pavarësisë së Ukrainës, e Ngarkuara me Punë e SHBA-së Nancy VanHorn iu bashkua me krenari të Ngarkuarës me Punë të Ukrainës dhe Shefave të tjerë të Misionit në Shqipëri për të nderuar forcën, qëndrueshmërinë dhe shpirtin e palëkundur të Ukrainës.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co