Emri i fëmijës së Justin dhe Hailey Bieber paska një kuptim të veçantë familjar

emri i femijes se justin dhe hailey bieber paska nje kuptim te vecante familjar
emri i femijes se justin dhe hailey bieber paska nje kuptim te vecante familjar

SHBA
Justin Bieber dhe gruaja e tij, Hailey, njoftuan lindjen e fëmijës së tyre të parë. Ata e ndanë lajmin në Instagram ku zbuluan edhe emrin e fëmijës së tyre.

Justin postoi një foto të këmbës së vogël të të porsalindurit së bashku me mbishkrimin, “MIRË SE VJEN NË SHTËPI, JACK BLUES BIEBER”.

Emri Jack ka një domethënie të veçantë për Justin, sipas DailyMail.

Jack është emri i mesëm i babait të tij, Jeremy Bieber, i cili luajti një rol të rëndësishëm në jetën e Justin, edhe pasi u nda nga nëna e tij kur ai ishte ende fëmijë.

Ndërkohë, emri Blues, besohet se reflekton dashurinë e çiftit për muzikën dhe thellësinë emocionale që duhet të shprehnin përmes emrit të fëmijës së tyre.

Fansat dhe të famshmit ndanë shpejt entuziazmin e tyre për ardhjen e bebit në jetë, teksa vërshuan në seksionin e komenteve duke shprehur gëzimin për prindërit e rinj.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →