Hannah Lynch humbi jetën në mënyrë tragjike nga fundosja e jahtit, reagon e motra: Engjëlli im i vogël! Dhuronte dashuri për të gjithë dhe kishte qëllim…

hannah lynch humbi jeten ne menyre tragjike nga fundosja e jahtit reagon e motra engjelli im i vogel dhuronte dashuri per te gjithe dhe kishte qellim





































Motra e madhe e Hannah Lynch, Esme Lynch, ka nderuar motrën e saj të ndjerë pasi trupi i saj u gjet nga rrënojat e Bayesian.

lcimg-345ba97b-263a-4883-9c69-89b1443e9932 (1)

18-vjeçarja, i cili do të fillonte të studionte anglisht në Universitetin e Oksfordit muajin e ardhshëm, ishte personi i fundit që zhytësit e shpëtimit po kërkonin në rrënojat.

Përmes një postimi, ajo shpreh dashurinë për motrën e ndjerë, ndërsa rrëfen dhe copëza nga marrëdhënia që kishin bashkë.

“Hana shpesh hynte në dhomën time të gjumit dhe shtrihej me mua.

Ndonjëherë shkëlqente nga buzëqeshja, ndonjëherë e mërzitur e herë vinte për këshilla. Pa marrë parasysh çfarë, ajo në sillte dashuri të pakufishme.

Ishte pafundësisht e kujdesshme, e pasionuar, me humor dhe motra e shoqja më e mirë për mua, më e mahnitshme, mbështetëse dhe e gëzuar.

Dhe mbi të gjitha këto, ajo kishte edhe më shumë dashuri për t’u dhënë të gjithë miqve të saj dhe pasion për t’i dhënë studimeve dhe synimeve të saj të pabesueshme.  Ajo është engjëlli im i vogël, ylli im.”

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →