Mes vështirësive në fëmijëri dhe zbarkimit në Torino, rrëfimi prekës i brazilianit. “Peshkatari” Luiz: Me Juven, për gjithçka

mes veshtiresive ne femijeri dhe zbarkimit ne torino rrefimi prekes i brazilianit peshkatari luiz me juven per gjithcka





































Duglas Luiz ka debu tuar (10 minuta kundër Komos) me Juventusin, por është ende në kërkim të pozicionit dhe kënaqësive të para si protagonist. Mesfushori ka dhënë ditën e djeshme një intervistë për televizionin e klubit duke shpjeguar në detaje të gjithë historinë e tij.

DAGLAS-LUIZ

Pse zgjodhët Juventusin?

Ardhja në Juventus, në një klub të madh me një histori të madhe, është një përgjegjësi e jashtëzakonshme. Tani jam një lojtar shumë më i vetëdijshëm se më parë. Mendoj se kam ardhur në Juve në momentin më të mirë të karrierës sime dhe prandaj do të bëj gjithçka që është e mundur për të përmbushur pritshmëritë e tifozëve dhe klubit.

Cila është marrëdhënia juaj me Tiago Motën?

Ai është shumë kërkues dhe ky është një aspekt që jam i sigurt se do të bëjë diferencën. Na kërkon shumë, është një trajner ndryshe në krahasim me të tjerët që kam pasur në të kaluarën. Ai është i ri, po bën gjithçka që mundet për t’u përmirësuar dhe mësuar. Në stërvitjet e fundit më ka dhënë shumë liri. Pastaj, nëse kam ndonjë dyshim, shkoj tek ai dhe është gjithmonë në dispozicion. Ai më përgjigjet shpejt dhe kjo është një nga arsyet pse përvoja ime deri më sot te Juventus është shumë pozitive.

Është e vërtetë se keni pasur idhull Adrianon, por edhe se jeni tifoz i Juves?

Kam luajtur shumë videolojëra me Juven. Adriano është një idhull për mua, sepse ne vijmë nga i njëjti realitet. Shpresoj që këtë vit të bëjmë shumë më mirë, ky është një grup i ri, një grup që dëshiron të mësojë, të evoluojë. Unë dhe Tiago kemi folur tashmë për mënyrën e lojës, më pëlqen shumë dhe i përshtatet karakteristikave të mia.

Cili është pozicioni juaj ideal?

Mund të luaj në dy, tri pozicione, si 6, si 8 dhe si 10. Dua të vazhdoj të luaj kështu, është mirë ta bëj këtë me një trajner të tillë që më jep shumë liri. Duhet të jem në gjendje të shkoj në zonë, të jap asiste dhe të shënoj.

I keni vendosur vetes ndonjë objektiv?

Qëllimi im është të jap gjithmonë më të mirën time për Juventusin. Në disa raste nuk do të kemi aftësinë për të kontrolluar rezultatin, por ne mund të kontrollojmë vullnetin dhe dëshirat tona. Kjo do të ndodhë në çdo ndeshje, pavarësisht rezultateve.

Vini nga një e kaluar e vështirë, si ka qenë krahasuar me tani?

Edhe unë kam kaluar shumë vështirësi si Adriano, të dy vijmë nga favelat dhe kemi gjëra të përbashkëta. Jemi shumë të ngjashëm, dolëm nga favela dhe filluam të luftojmë, të gjithë për t’i dhënë më të mirën familjes tonë dhe për të ndihmuar komunitetin. Kjo është edhe arsyeja pse e admiroj shumë.

Keni ndonjë pasion?

Kur isha i ri më pëlqente shumë peshkimi. Shkoj gjithmonë për peshk me miqtë dhe familjen time dhe argëtohem. Sa herë që shkoj në shtëpia marr një varkë të madhe dhe vijnë njerëz që më shohin një herë në vit, nuk janë vetëm miqtë e mi. Babai im thërret një shokun e tij, vëllai im thërret miqtë e tjerë dhe kështu jemi të gjithë bashkë sikur të ishim një familje e madhe. Për mua është një proces shumë i rëndësishëm, prandaj kur shënoj gol e festoj sikur jam duke peshkuar.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →