Shefi i CIA-s amerikane në Kosovë e Bosnjë, Andoni: Vizita shqetësuese, ka mesazh të fortë. Ngjarje të mëdha mund të na presin

shefi i cia s amerikane ne kosove e bosnje andoni vizita shqetesuese ka mesazh te forte ngjarje te medha mund te na presin
shefi i cia s amerikane ne kosove e bosnje andoni vizita shqetesuese ka mesazh te forte ngjarje te medha mund te na presin

Analisti Ben Andoni, në një intervistë me Skype në News 24 ka komentuar vizitën e shefit të CIA-s në Kosovë dhe në Bosnjë Herzegovinë.

Andoni shprehet se vizita është shqetësuese dhe ka mesazh të fortë. Sipas tij, pas kësaj vizite, ngjarje të mëdha mund të na presin.

“Shefi i CIA-s ka takuar në Bosnjë zyrtarë, që janë non grata nga SHBA. Kjo vizitë është shqetësuese. Kjo tregon se CIA ka informacione se mund të ketë zhvillime që mund ta kërcënojnë Ballkanin. Dodik menjëherë u shmang nga deklarata që ka thënë se Republika Sërpska do të duhet të jetë e pavarur. Shefi i CIA-s iu ka treguar vijat e kuqe zyrtarëve në Ballkan. Më e kërcënuar është Bosnja. Mesazhet e zyrtarit amerikan ishin të drejtpërdrejtë.

Qëndrimi i Kurtit përballë një autoriteti si zoti Burns thuajse është e papërfillshme. Duhet të shqetësohemi, sepse kur shefi i CIA-s shkon diku, në atë vend mund të ndodhin ngjarje. SHBA e ka thënë se hapja e urës është e tepërt, sepse ngjarje të mëdha të tjera pritet që të ndodhin. Serbët kanë shpallur doktrinën e botës serbe. Ata po përgatiten që të krijojnë shqetësime, por SHBA e ka neutralizuar Serbinë. Një, që mos hapë vatra në Ballkan dhe dy, Rusinë e ka dobësuar, duke mos e lejuar shumë të ndërhyjë fort në Serbi. Vizita e Burns tregon se ai ka mesazh të fortë”, deklaroi Andoni.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →