Nga shtatë golat e sezonit të kaluar, gjashtë i shënoi duke e nisur ndeshjen nga stoli. Përmbysja e rezultatit në ndeshje e sipër është një specialitet i Noah Okafor, që në lidhje me barazimin kundër Torinos ka thënë:
“Gjithmonë është bukur të shënosh në shtëpi, nën tribunën ku qëndrojnë tifozët. E dimë se mund të bëjmë më mirë dhe duhet të ngremë stekën. Donim të fitonim, por e marrim këtë pikë në shtëpi dhe vazhdojmë të punojmë shumë dhe të mendojmë për sfidën me Parmën”. Vështirësitë e kuqezinjve të shtunën mbrëma ishin të dukshme, por sipas zviceranit janë edhe deri diku normale.
“Çdo ndeshje është e vështirë. Pas pjesës së parë duhet të kishim bërë më mirë, arritëm të rikuperoheshim nga një situatë e vështirë. Objektivi sezonal nuk mund të thuhet tani. Ne duhet të stërvitemi çdo ditë, të bëjmë çdo hap për të bërë më mirë”, deklaroi Noah Okafor
PANORAMASPORT.AL
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co