EDISON YPI
Ca zagare, ca kërrma, ca surratbajga, ca të dështake, aq të gërrditshme sa kur i sheh të aktivizohen në çast gjëndrat e pështymës, i ka kap paniku pse Elisa Spiropali u zgjodh kryetare e Parlamentit. O ziliqare, o teveqele, o donkishote që mulliri i kafes ju duket si Elisa Spiropali që pas pak do ju bluajë, fanepsjet tuaja, përçartjet tuaja, janë të turpshme, të pandershme, të padenja. Kaq ju ka tmerruar suksesi i tjetrës, sa keni ikur nga fiqiri, jeni tërbuar, jeni çmendur. Jeni bërë si ato byreqet te cepi rrugicës me qepë, gjizë, spinaq. Por janë plot me bosh. Mezi ndjehet aroma e largët e një thërrime gjize që brenda byrekut u fut gabimisht. Çfarë po ndodh me ziliqaret e tërbuara që të trazojnë zorrët kur i sheh, i dëgjon, i lexon, është nonsens, paradoks, logjikë e përmbysur, pasojë pa shkak, e ardhme pa të tashme, rrahje pa zemër, zjarr i ftohtë, diell pa qiell, pordhë pa bythë.
Sëmundja e vjetër e ndjek Njeriun këmba-këmbës që nga mjegullat e kohërave. Vizatime primitive brenda shpellave tregojnë derra dhe dosa të kreshpëruara, duke ndjekur një sorkadhe, dëshmojnë lashtësinë e dukurisë. Në versionin surrealist, zullumqaret ziliqare, tabloja i paraqet si një shkëmb prej mishi. Sa herë Sizifi ngjit lart copat e mishit, aq herë mullari i mishit rrokulliset poshtë. Në versionin socrealist, tabloja propagandistike me ngjyra të ndezura paraqet një mbledhje kolektivi në Kombinatin Metalurgjik, Uzina Traktori, ose Azotiku i Fierit.
Ku klasa punëtore përleshet dhëmb-për-dhëmbë me sabotatorë dhe armiq të egër që mezi çpresin t’i fusin revolucionit shkopinj në rrota. Në podiumin e mbledhjes shoku Jarga, shoku Tuli, shoku Dhjami, shoku Qeni, shoku Çakalli, dëgjojnë të mahnitur dhe aprovojnë nxehtësisht retorikat e ububushme të këllirave të revoltuara. Langaraqet proletare, tornitore, saldatore, montatore veshur me kominoshe doku, tundin kërcënueshëm lart veprat e shokut Vampiri dhe citatet e shokut Mao. Halabaket e inatosura, shoqja Bloza, shoqja Buçja, shoqja Lëtyra, shoqja Kuçka, shoqja Qelbi, po denoncojnë borgjezen Elisa Spiropali për mungesë të syçelësisë proletare, devijim nga vija e partisë, moskryerje si duhet të detyrave si e urdhëron Partia, si e kërkon situata, si na e mëson Pal Vata. Që revolucionaret e çartallosura që mjaullijnë për Elisa Spiropalin janë goca spiunash, nomenklaturistash, persekutorësh, kjo duket sheshit, këtë e tradhton surrati prej shefe kuadri me lidhje të ngushta me Sigurimin. Zyra e shefes mbyllur me hekura si kafaz ariu. Shefja. Elisa Spiropali është e vetmja politikane që shkon në terren, ku lodhet, lufton, fiton. Grindavecet ndaj Elisa Spiropali po t’i varësh kokëposhtë me një çengel në tavan dhe po t’u biesh bam-bam me një shkop, mbushin botën me myk. Ça kërkojnë, ça synojnë, ça pretendojnë, këto shtriga? Vështirë me hy në trurin e budallaqeve për me gjet arsyen e vërtetë të qurravitjeve të tyre. Çfarë duhet të bëjë Elisa Spiropali që të qetësohen nëpërkat që rrudhin turiçkat? A kënaqen llafazanet nëse Elisa Spiropali u thotë të vetëve këtë:
-Faleminderit kolegë për besimin dhe respektin që dëshmuat ndaj meje. Por ka dalë një problem. Nuk duan llapaqenet. Ato që gdhihen e ngrysen në Fejsbuk. Ku shkruajnë poste për të vjellë. Thurin intriga. Shkrepin selfie. Kanë bindjen se pa pëlqimin e tyre dielli nuk ngroh, toka nuk rrotullohet, deti thahet, shiu nuk bie, era nuk fryn. Ju lutem më zëvendësoni me ndonjërën nga kuçkat gjeniale
Pse bëni kështu o ziliqare?
Si e keni hallin o inatçesha?
Mbase jeni egërsuar se keni kohë pa lexuar ndonjë poezi a dëgjuar ndonjë muzikë.
Ndoshta, përveç mamit, nuk ju përkëdhelur askush qëkur keni lindur.
S’mbahet ment sa vjet u bënë që s’po kujtohet ‘kush tu bëjë një kompliment.
S’ësht çudi shpërthimi skizofrenik u vjen nga mungesa e një masazhi të thellë nga ata që femrën e lumturon. Mirëpo askush s’ka qejf t’i shtypi.
Nëse asnjë nga këto, shkaku i çrregullimeve të tyre psikike, është brenga më e madhe e femrave. Ajo që dhemb më tepër. Ajo për të cilën kurrë nuk mjaftojnë lotët. Vuajtja më e lemeritshme se mungesa e poezive, muzikës, përkëdhelive, komplimenteve, masazhit të qejfit dhe gjithë kënaqësive të tjera. Dhimbja e padurueshme, rënkimi i pazëshëm për faktin se qyshkur s’mbahet mend, askush nuk i ka puthur./ Gazeta Panorama
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co