Rama: Nuk dua t’i jap leksione Kurtit për dinarin, Kosova duhet kuptuar nga aleatët

rama nuk dua ti jap leksione kurtit per dinarin kosova duhet kuptuar nga aleatet
rama nuk dua ti jap leksione kurtit per dinarin kosova duhet kuptuar nga aleatet

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka folur për paralajmërimet e SHBA-së në lidhje me vendimin e Kosovës për dinarin serb.

Rama në një intervistë për ATV-në ka thënë se Kosova është në të drejtën e saj për ta zbatuar Kushtetutën edhe për dinarin, por që sipas tij patjetër që duhet të ketë koordinim me aleatët.

Nuk dua të japë asnjë leksion për askënd, por në njërën anë Kosova është në të drejtën e saj dhe duhet kuptuar nga ata që e njohin si shtet kur përpiqet të zbatojë Kushtetutën e saj, por nga ana tjetër Kosova duhet të vendos komunikimin dhe ndërveprimin me aleatët tanë strategjik për çdo hap me te cilin mund të krijojë përplasje me këta aleatë që janë të pazëvendësueshëm”.

Kryeministri shqiptar thotë se Kosova ka bërë një hap domethënës me pranimin e Asociacionit që është në përputhje me ligjin.

“Roli i politikës duhet të jetë që të kontribuojë me argumente të nevojshme ligjorë, e nuk duhet të ketë akuza nëse Asociacioni është tradhti. Kosova nuk duhet të duket se është palë joserioze në këtë rast”.

Rama thotë se nuk dëshiron të marrë anë në politikën e Kosovës.

“Nuk do të dëshiroja që fjalët e mia të merren as si fjalë që i shkojnë përshtati qeverisë së Kosovës apo opozitës pasi ky nuk është roli im. Por dua ta shoh Kosovën si një palë serioze në rrafshin ndërkombëtarë pasi një pjesë vendeve të BE-së nuk e njohin Kosovën, por një pjesë tjetër e duan atë sa më parë pjesë të BE-së”, ka deklaruar tutje Rama./Telegrafi/

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →