Jashtë listës se Champions-it, zikaltrit i dërgojnë “SMS” Korreas

jashte listes se champions it zikaltrit i dergojne sms korreas





































Deklarata e Simone Inzagit që në sulm kanë vendosur të qëndrojnë kështu siç janë dhe Interit i duhet vetëm një mbrojtës është thjesht një gënjeshtër, në mënyrë që të mos prishë ekuilibrat e merkatos.

asadad

Është e qartë që situata e Korreas mbi të gjitha dhe e Arnautoviçit nuk është aq shumë e qartë për të qëndruar. Sa i përket austriakut, i cili tashmë është 35 vjeç dhe ka një kontratë të “rëndë”, qëndrimi duket shumë i vështirë.

Edhe Argjentinasi vazhdon të jetë në listën e lojtarëve që duhen shitur. Klubi zikaltër i ka bërë me dije Korreas që në rast qëndrimi në skuadër, nuk do të përfshihet në listën UEFA. Një lëvizje që është bërë edhe në optikën e merkatos. Është një zgjedhje teknike, por fakti që mund të mos luajë në Champions e shtyn “Tucun” që të mendojë një tjetër ofertë. Nuk duhet që të shohë aspektin ekonomik, por të shohë një ekip që mund të luajë me vazhdimësi.

Xhilardinos i pëlqen shumë për Xhenoan e tij, por klubi kuqeblu ka të tjera plane. Korrea ka refuzuar disa skuadra si River Plejti, Estudiantes dhe Aekun e Athinës dhe shpreson që të ketë një skuadër tjetër më të rëndësishme. Arabia Saudite është një opsion që mund të vazhdojë edhe pas 31 gushtit.

Dhe meqë jemi duke folur për repartin e avancuar, Interi po vazhdon që të punojë edhe për largimin e Satrianos, i cili ka refuzuar Brestin dhe është pranë Lensit. Në orët e ardhshme është parashikuar një kontakt mes klubeve për të mbyllur marrëveshjen me huazim dhe të drejtë blerjeje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →