E akuzojnë për përhapje të propagandës, Talibanët i ndalojnë hyrjen në Afganistan raportuesit të OKB-së, Richard Bennett

e akuzojne per perhapje te propagandes talibanet i ndalojne hyrjen ne afganistan raportuesit te okb se richard bennett





































Talibanët ia kanë ndalur hyrjen në Afganistan raportuesit special të Kombeve të Bashkuara, Richard Bennett, tha një zëdhënës i talibanëve për transmetuesin lokal, Tolo, duke e akuzuar mbikëqyrësin e të drejtave të njeriut për “përhapje të propagandës”.

richard bennett

Bennett u emërua nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut i Kombeve të Bashkuara më 2022 për të monitoruar situatën e të drejtave të njeriut në Afganistan pasi talibanët morën pushtetin më 2021.

Bennett, që më herët ka thënë se trajtimi që talibanët u bëjnë grave dhe vajzave përbën krim kundër njerëzimit, ka bazën jashtë Afganistanit, por e ka vizituar këtë shtet disa herë për të hulumtuar rreth situatës për të drejtat e njeriut.

Këshilli për të Drejtat e Njeriut i OKB-së ende nuk ka komentuar për këtë vendim të talibanëve, e as Bennett.

Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme të administratës talibane, Abdul Qahar Balkhi, i tha Reuters se Bennett “nuk ka mundur të marrë vizë udhëtimi për në Afganistan.

Ndërkaq, zëdhënësi i administratës talibane, Zabihullah Mujahid, më herët kishte deklaruar se talibanët respektojnë të drejtat e grave në bazë të interpretimit të tyre të ligjit islamik dhe traditave vendore. Ai tha për Tolo se Bennettit nuk do t’i mundësohet hyrja në Afganistan sepse “ai është emëruar për të përhapur propagandë në Afganistan. Ai ekzagjeron problemet e vogla dhe i përdor për propagandë”.

Tre vjet pasi trupat e huaja u tërhoqën dhe talibanët morën pushtetin, asnjë qeveri e huaj nuk i ka njohur zyrtarisht talibanët si udhëheqës të Afganistanit.

Pas rikthimit në pushtet, talibanët kanë tkurrur të drejtat e grave dhe vajzave. Shumica e vajzave mbi 12 vjeç nuk lejohet të vazhdojnë mësimin, ndërkaq gratë nuk lejohen të vizitojnë parqet dhe të udhëtojnë të pashoqëruara nga një burrë./REL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →