Krim brenda familjes në Tiranë, amerikani mbyt gruan dhe dy qentë me litar dhe më pas vret veten

krim brenda familjes ne tirane amerikani mbyt gruan dhe dy qente me litar dhe me pas vret veten





































Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme (19 gusht) në zonën e Treshit në Tiranë.

policia naten

Raportohet se një shtetas amerikan ka mbytur me litar gruan e tij, dy qentë dhe më pas është vetëvarur.

Autori i ngjarjes tragjike është Mathew James Wersts, i cili punonte si mësues në “Albania College” për të cilin policia pak më herët gjatë mbrëmjes së sotme raportoi se është vetëvarur në banesën e marrë me qira.

LEXO EDHE: EMRI/ E rëndë në Tiranë, vet*varet në banesë 55-vjeçari amerikan

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe është duke hetuar rrethanat e këtij incidenti tragjik.

Sakaq, autoritetet janë në proces të zbardhjes së motiveve dhe ngjarjeve që çuan në këtë akt të dhunshëm.

“Më datë 19.08.2024, në kryqëzimin e rrugës “Valbona” me rrugën “Ramazan Ceku”, është vetëvarur në banesë (të marrë me qira) shtetasi amerikan M. Ë., 55 vjeç, dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes” njoftoi më herët policia.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →