EMRAT/ Vrasja e dyfishtë në Velipojë, ja kush janë dy vëllezërit që shkrepën armën pas sherrit për motive të dobëta

emrat vrasja e dyfishte ne velipoje ja kush jane dy vellezerit qe shkrepen armen pas sherrit per motive te dobeta





































Dy vëllezërit, Eduard dhe Gëzim Frroku janë autorët e ngjarjes së rëndë në Velipojë, ku ndërruan jetë Arsid Hoxha dhe Ersild Ishmi.

veli

Dy vëllezërit janë konfliktuar fillimisht me viktimat për motive të dobëta dhe më pas kanë qëlluar për vdekje më armë zjarri ndaj tyre.

Policia po vijon punën për kapjen e tyre, ndërsa është grupit një grup i posaçëm hetimor  i cili ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën intensive në bashkëpunim me Prokurorinë për sigurimin e provave me qëllim dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.

Njoftimi i policisë:

Velipojë/Informacion paraprak

Më datë 19.08.2024, rreth orës 21:00, në Velipojë, dyshohet se për motive të dobëta, dy vëllezërit   E.F., dhe G. F., dyshohet  se kanë plagosur me armë zjarri shtetasit  A. H., dhe E. I, të cilët u transportuaan menjëherë  për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Shkodër por si pasojë e plagëve të marra humbën jetën në spital.

Me marrjen e njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Drejtuesit e Drejtorisë dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër, si  grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë,  Njësia Shkodër.

Njëkohësisht  është ngritur një grup i posaçëm hetimor  i cili ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën intensive në bashkëpunim me Prokurorinë për sigurimin e provave me qëllim dokumentimin ligor të kësaj ngjarjeje.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →