Vrasja e Egli Progës, protestë-marshim në Sheshin Skënderbej. E pranishme motra e 41-vjeçarit

vrasja e egli proges proteste marshim ne sheshin skenderbej e pranishme motra e 41 vjecarit

Ka nisur në Sheshin Skënderbej protestë-marshimi për vrasjen e Egli Progës në Pogradec. Dhjetëra qytetarë janë mbledhur në shesh me pankarta në duar, për të protestuar për vrasjen e të riut.

Protestuesit mbanin në duar foton e Egli Progës, por edhe pankarta të ndryshme si “A fshihet e vërteta?”, “Kërkojmë drejtësi”, “Kundër gangove me pushtet” etj. Mes protestuesve është edhe motra e Egli Progës.

Në protestë është kryetari i Shqipëria bëhet Adriatik Lapaj, përfaqësues nga Lëvizja Bashkë dhe Nisma Thurje.

Protesta2
Protesta2
Protesta3
Protesta3

Qytetarët po bëhen gati që të nisim marshimin nga Sheshi Skënderbej në drejtim të kryeministrisë.

Kujtojmë se për vrasjen e Progës, reagoi edhe kryeministri Edi Rama dhe funksionarë të lartë të policisë, që thanë se efektivët dhe ambulanca kanë kryer detyrën. Për rastin, pati dhe përplasje mes Policisë dhe Prokurorisë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →