Baçi: 80 përqind e shqiptarëve mbështesin SPAK. Drejtësia e re ka vënë në vështirësi politikën. Opozita hall më të madh ka çështjen e Berishës

baci 80 perqind e shqiptareve mbeshtesin spak drejtesia e re ka vene ne veshtiresi politiken opozita hall me te madh ka ceshtjen e berishes
baci 80 perqind e shqiptareve mbeshtesin spak drejtesia e re ka vene ne veshtiresi politiken opozita hall me te madh ka ceshtjen e berishes

Analisti Agim Baçi i ftuar në rubrikën Çështja e ditës në News 24 tha se 80 përqind e shqiptarëve mbështesin SPAK-un. Baçi theksoi se drejtësia e re e ka vënë në vështirësi politikën. Ai u shpreh se opozita hall më të madh ka çështjen e Sali Berishës.

“Drejtësia e re u votua me 140 vota, si asnjë nismë tjetër. Por duket se drejtësia e re e ka vënë në vështirësi politikën. Në mënyrë paradoksale, në vend se të mbështetej nga opozita, duket se po mbështetet nga qeveria. SPAK po vë para drejtësisë njerëz që shoqëria shqiptare nuk priste të shkonin në gjyqe. Nuk është mësuar shoqëria shqiptare që të shohë kaq shumë procese për persona që janë të fuqishëm politikisht dhe opozita të dalë kundër SPAK, ka pak paradoks, pavarësisht se mund të kemi kontestime. Shumica e të goditurve nga SPAK janë nga maxhoranca. Opinioni publik mbështet SPAK dhe opozita i është kundërvënë asaj që opinioni më tepër beson e ky është paradoks.

[embedded content]

80 përqind e shqiptarëve besojnë tek SPAK. Duhet të jemi të vetëdijshëm që SPAK nuk mund të luftojë e vetme korrupsionin dhe krimin. Dumani ka thënë se shumë institucione nuk raportojnë korrupsionin dhe krimin dhe kështu nuk është gjithçka e lehtë. Opozita mendon se del në konferencë dhe nesër SPAK do nisë hetimet. Por duhen dhe prova. Opozita ka bërë hallin e Berishës më të rëndësishëm se çdo problem tjetër. Rama nuk mund të thotë se nuk kam përgjegjësi, pasi ka dhënë fjalën se do të zgjedhë ekipin më të mirë për të drejtuar. Atëherë, pse duhet të zgjidhte Ahmetajn, Beqajn, Rroshin etj?”, u shpreh Baçi.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →