Manchester City “ultimatum” Pep Guardiolës: Deri në fund të vitit duhet të vendosësh për të ardhmen

manchester city ultimatum pep guardioles deri ne fund te vitit duhet te vendosesh per te ardhmen
manchester city ultimatum pep guardioles deri ne fund te vitit duhet te vendosesh per te ardhmen

E ndërsa skuadra e Manchester Cityt bindi në ndeshjen e javës pas fitores në transfertë ndaj Çelsit, problematika që kërkon zgjidhje tek “qytetarët” në këto momente është e ardhmja e teknikut Pep Guardiola.

Spanjolli i ka “dribluar” me shumë finesë shpesh herë pyetjet e gazetarëve lidhur me të ardhmen e tij, por sipas mediave britanike këtë herë është vetë klubi nga Manchesteri që i kërkon Guardiolës që të marrë një vendim sa më pare, madje sikundër raportojnë këto media ata I kanë kërkuar spanjollit të vendosë nëse do të qëndrojë apo jo sezonin e ardhshëm deri në fund të Dhjetorit.

Kujtojmë që ky është sezoni i fundit sipas kontratës mes Cityt dhe Pep Guardiolës.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →