Bleu karburant me 100 euro false, arrestohet 35-vjeçari

bleu karburant me 100 euro false arrestohet 35 vjecari
bleu karburant me 100 euro false arrestohet 35 vjecari

Një 35-vjeçar u arrestua nga policia në Elbasan, pasi me një kartmonedhë 100 euroshe false, kishte furnizuar automjetin në një pikë karburanti.

Menjëherë pas kallëzimit të një punonjësi në një pikë karburanti në fshatin Labinot, se më datë 14.08.2024, një shtetas kishte paguar për furnizimin e automjetit të tij, me një kartëmonedhë 100 euroshe false, Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare i DVP Elbasan ka organizuar punën për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale autorin.

Si rezultat u kap dhe u vu në pranga shtetasi M. S., 35 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →