Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, akuzoi të dielën Hamasin për sabotim të përpjekjeve për të arritur një marrëveshje armëpushimi në Gaza.
Shtetet e Bashkuara dhe ndërmjetësuesit e tjerë, Egjipti dhe Katari, thanë se ishin afër një marrëveshjeje pas bisedimeve në Doha, derisa zyrtarët izraelitë shprehën më pak optimizëm, raporton AP.
Por Hamasi, i cili nuk mori pjesë drejtpërdrejt në bisedime, akuzon Izraelin se ka shtuar kërkesa të reja në një propozim të mëparshëm që kishte mbështetjen e SHBA-së dhe për të cilin Hamasi kishte rënë dakord në parim.
Propozimi në zhvillim bën thirrje për një proces trefazor në të cilin Hamasi do të lirojë të gjithë pengjet e rrëmbyer gjatë sulmit të tij të 7 tetorit, i cili shkaktoi luftën më vdekjeprurëse të zhvilluar midis palestinezëve dhe izraelitëve.
Në këmbim, Izraeli do të tërhiqte forcat e tij nga Gaza dhe do të lironte të burgosurit palestinezë.
Por Hamasi ka refuzuar kërkesat e fundit të Izraelit, të cilat përfshijnë një prani të qëndrueshme ushtarake përgjatë kufirit me Egjiptin për të kontrolluar palestinezët që ktheheshin në shtëpitë e tyre me qëllimin për të çrrënjosur militantët.
Hamasi ka kërkuar një tërheqje të plotë ushtarake izraelite, e cila ishte gjithashtu pjesë e të gjitha versioneve të mëparshme të propozimit të armëpushimit, sipas dokumenteve të ndara me AP-në që u verifikuan nga zyrtarët e përfshirë në negociata.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co