Nata e pestë e Festës së Birrës finalizoi suksesin e jashtëzakonshëm që korri Birra Korça, e cila vazhdoi të mahnitë vizitorët me shijen e paharrueshme të saj. Vëmendja u tërhoq nga varianti më i ri i familjes Korça, “GOLD by Korça”, i cili ka bërë shpejt për vete zemrat e vendasve dhe turistëve, duke u bërë pija e momentit.
[embedded content]
Vizitorët e shumtë vendas dhe të huaj ishin të entuziazmuar për “GOLD by Korça”, duke e lavdëruar për shijen e rafinuar dhe cilësinë e veçantë. Turistët e huaj ishin veçanërisht të zëshëm për përvojën e tyre pozitive, duke shprehur keqardhje për largimin e tyre me përfundimin e festivalit.
Shifrat e jashtëzakonshme të shitjeve për GOLD by Korça janë një dëshmi e qartë e popullaritetit të saj, duke e vendosur atë si shijen e re të preferuar ndërmjet adhuruesve të birrës.
Ndërkohë, Shtëpia e Birrës Korça qëndroi si qendra kryesore e festimeve. E njohur për mikpritjen e ngrohtë, ambientin komod, muzikën e shkëlqyer dhe peizazhin piktoresk, ka bërë që të bëhet një zgjedhje e preferuar për turistët. Ky vend ka përcjellë me sukses atmosferën e jashtëzakonshme të Birra Korça, një pije e dashur jo vetëm për shqiptarët, por për adhuruesit e birrës nga e gjithë bota.
Turistët shprehën dëshirën që festa të mos mbaronte kurrë, një dëshmi e përvojës të paharrueshme që përjetuan. Megjithatë, Shtëpia e Birrës Korça mbetet e hapur gjatë gjithë vitit, e gatshme për të mirëpritur vizitorët dhe për të vazhduar ofrimin e birrës dhe atmosferës së shkëlqyer që e bënë festivalin një sukses të madh.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co