Trafik i rënduar është shkaktuar në rrugën që lidh Librazhdin me Elbasanin, për shkak të punimeve në një urë pranë Librazhdit, e cila është bërë me një kalim të vetëm.
Aksi Hotolisht-Mirakë dhe Labinot-Elbasan kërkon më shumë se dy orë për t’u përshkuar. Qindra makina të nisura nga Korça që në orën 15:00 janë ende në rrugë, duke shkaktuar radhë kilometrike që fillojnë nga Librazhdi dhe nuk kanë arritur ende në Elbasan.
Policia ndodhet në vendngjarje, por nuk ka mundësi të ndërhyjë për të zgjidhur situatën. Punimet në rrugë po kryhen në një ditë të diele, në kulmin e sezonit, në një rrugë me shumë lëvizje.
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co