Pesë javë më parë, vajza e tij kishte ngarkuar dy foto me babain e saj. ‘Delon do të jetë gjithmonë Delon, gjithmonë i pashëm, gjithmonë i përsosur, gjithmonë me stil’, shkroi ajo.
Alain Delon u nda nga jeta dhe lajmi për vdekjen e tij shpërtheu si “bombë” në mediat mbarëbotërore, që nga mëngjesi i së dielës së 18 gushtit. Ylli francez 88-vjeçar ishte tërhequr nga jeta publike vitet e fundit dhe daljet e tij në rrjetet sociale ishin të rralla.
Disa javë para se të vdiste, vajza e tij, Anouska, bëri një foto të babait të saj duke i prerë flokët.
“Sepse çfarëdo që të ndodhë, siç thonë ata, “shfaqja duhet të vazhdojë!”. Delon do të jetë gjithmonë Delon. Gjithmonë i pashëm. Gjithmonë pa të meta. Gjithmonë me stil. Si vera e mirë. Përjetësisht i madh. (Sa i pashëm mendova se ishte. Dhe ai mendonte se ishte i pashëm. Me pëlqimin e tij, si gjithmonë) ” kishte shkruar vajza e tij disa javë më parë.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co