Albin Berisha nuk ka vonuar shumë që të lerë shenjën e tij në futbollin gjerman, teksa ka bërë një debutim me gol në radhët e klubit të Hansa Rostok, ku u transferua pak ditë më parë. Ish-sulmuesi i Kukësit dhe Laçit, sot ka tundur rrjetën në Kupën e Gjermanisë, edhe pse në fund për fat të keq nuk i është gëzuar kualifikimit.
Turi i Kupës vendoste Hansa Rostok përballë Herta Berlinit, një ekip me shumë emër e pretendime, që dominoi sfidën dhe kaloi në avantazh në pjesën e parë. Por në fillimin e pjesës së dytë, Berisha i cili ishte rreshtuar si titullar te skuadra e kategorisë së tretë gjermane, përfitoi nga një gabim i portierit për të barazuar shifrat.
SHIH VIDEON
Megjithatë, Herta u kthye përsëri me ritmin e saj të zakonshëm dhe shënoi me vazhdimësi në portën e Hansa Rostok, duke fituar ndeshjen e Kupës me rezultatin 5-1.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co