U arrestua se dhunoi policin, vëllait i zbulohet “Exchange” pa licensë dhe me punëtorë të pasiguruar

u arrestua se dhunoi policin vellait i zbulohet exchange pa license dhe me punetore te pasiguruar
u arrestua se dhunoi policin vellait i zbulohet exchange pa license dhe me punetore te pasiguruar

Lilo Mera, 28-vjeçari nga Ksamili, u arrestua në orët e para të mëngjesit, me urdhër të Prokurorisë së Sarandës. Mera, mbrëmjen e djeshme kundërshtoi me dhunë dy efektivë të sektorit të Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Sarandës.

Ngjarja ndodhi rreth orës 20.00 në Ksamil, kur Lilo Mera është konstatuar teksa ka parkuar gabim mjetin pranë biznesit të vëllait të tij.

Sapo efektivët kanë konstatuar shkeljen, kanë tentuar të procedojnë me lirimin e rrugës dhe gjobitjen e mjetit, por drejtuesi u ka marrë nga dora tabletin dhe ka kundërshtuar duke përdorur dhunë ndaj dy efektivëve.

Pas kësaj, ai është larguar me një automjet tip “Volvo” me targë AB997CE, i cili është gjetur më pas i fshehur në një rrugicë të Ksamilit.

Policia e Qarkullimit Rrugor ka proceduar me gjobitjen e mjetit në vlerën 3.000 lekë, ndërsa efektivë të shumtë kanë nisur kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar.

Gjatë kontrollit në biznesin e vëllait të tij, në afërsi të vendit të quajtur “4 Valltarët” në Ksamil, është konstatuar se ushtrohej pa licensë shërbimi i këmbimit valutor, me punëtorë të pasiguruar dhe pa lëshuar kupona tatimorë.

Policia ka sekuestruar 98.896 lekë, 368.3 euro, 26 paund dhe 2 Lap Top.

Për këtë është shoqëruar në Komisariatin e Policisë shtetasi D. M, 30 vjec. Nga sektori i Krimit Ekonomiko-Financiar është proceduar penalisht në gjendje të lirë ky shtetas për veprat penale “punësim i paligjshëm”, “ushtrimi pa licensë i veprimtarive financiare”, “fshehja e të ardhurave” dhe “moslëshimi i kuptonit tatimor, dëftesës ose faturës tatimore”.

Pas shumë kërkimesh, në orët e para të mëngjesit është arritur të vihet në pranga edhe 28-vjecari Lilo Mera, i cili është arrestuar në flagrancë më urdhër të Prokurorit për kundërshtim me dhunë të forcave të policisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →