“Sibelën e kanë vrarë!”, kushërira e 27-vjeçares në Kamëz: Ishte një nënë e përkushtuar. Vetëm për vajzën…

sibelen e kane vrare kusherira e 27 vjecares ne kamez ishte nje nene e perkushtuar vetem per vajzen
sibelen e kane vrare kusherira e 27 vjecares ne kamez ishte nje nene e perkushtuar vetem per vajzen

Ditën e djeshme nëna e 27-vjeçares Sibela Abedini ka rrëfyer në emisionin ”Me zemër të hapur” në News24 me moderatoren Evis Ahmeti, se e bija para se të ndërronte jetë i ka lënë të vëllait amanet të bijën.

Mes të tjerash nëna e viktimës shprehu se nëse shteti nuk do të bënte drejtësi për të bijën ajo do të bënte vetëgjyqësi.

Ndërkohë në emisionin e sotëm është rrëfyer kushërira e Sibelës në lidhej me jetën e vështirë të 27-vjeçares.

Ajo shprehet e bindur se Sibela nuk është vetëvrarë, por është vrarë.
Kushërira tregon se 27-vjeçarja ishte një nënë shuëm e përkushtuar deh se nuk do ta ndërmerrte një akt të tillë duke menduar për të bijën.

“Jeta e Sibelës ka qenë e vështirë. Prindërit janë divorcuar kur ka qenë e vogël. Nuk është rritur as me nënë as me babë, është rritur tek gjyshërit dhe xhaxhai i saj, pra babi im. Sibela ka qenë një vajë shumë me sedër, shumë e fortë, ka kaluar shumë sfida në jetë. Nuk e besoj dhe nuk është e vërtetë, është e sigurt që nuk do të bënte vetëvrasje. Sibelën e kanë vrarë. Nuk do ta bënte kurrë për vajzën e saj, ka qenë një nënë shumë e përkushtuar”, tha ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →