Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se trupat e tij kanë forcuar pozicionet dhe kanë zgjeruar territorin në rajonin rus të Kurskut, pas pothuajse dy javë që nga nisja e inkursionit të tyre.
Ukraina tha se ka marrë kontrollin e 82 vendbanimeve në një zonë prej 1.150 kilometrash katrorë, që nga nisja e inkursionit të befasishëm më 6 gusht.
Zelensky tha se shefi i ushtrisë ukrainase, Oleksandr Syrskiy, i ka raportuar se trupat ukrainase kanë vazhduar përparimin e tyre dhe kanë arrestuar ushtarë rusë.
âFaleminderit tĂ« gjithĂ« ushtarĂ«ve dhe komandantĂ«ve qĂ« po burgosin ushtarĂ« rusĂ« dhe sjellin mĂ« afĂ«r lirimit ushtarĂ«t dhe civilĂ«t tanĂ« qĂ« mbahen nga Rusiaâ, tha Zelensky pĂ«rmes njĂ« deklarate tĂ« publikuar nĂ« Telegram.
âGejnerali Syrskuy mĂ« ka raportuar pĂ«r forcimin e pozicioneve tĂ« forcave tona nĂ« rajonin e Kurskut dhe zgjerimit tĂ« territoritâ.
Ushtria ukrainase në një deklaratë tha se trupat me sukses kanë bërë përparim të mëtejmë në Kursk, pa ofruar më shumë detaje. Më herët, ushtria kishte njoftuar për një avancim prej 35 kilometrash.
Rusia e ka cilĂ«suar si âprovokim tĂ« madhâ inkursionin nĂ« Kursk dhe Ă«shtĂ« zotuar se do tĂ« kundĂ«rpĂ«rgjigjet, teksa pushtimi qĂ« Moska nisi kundĂ«r UkrainĂ«s mĂ« 2022 po vazhdon./Rel/
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co