Stano: Normalizimi i raporteve dhe zbatimi i marrëveshjeve janë kushte për integrim, Kosova e Serbia rrezikojnë të humbasin shumë nëse…

stano normalizimi i raporteve dhe zbatimi i marreveshjeve jane kushte per integrim kosova e serbia rrezikojne te humbasin shume nese
stano normalizimi i raporteve dhe zbatimi i marreveshjeve jane kushte per integrim kosova e serbia rrezikojne te humbasin shume nese

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke insistuar në kërkesën e tij që të ndahet rruga integruese e Kosovës nga procesi i dialogut për normalizim të raporteve me Serbinë. Sipas Kurtit, s’është e drejt që Kosova si një shtet me përkrahje për anëtarësim 93 % të mbetet peng i procesit të normalizimit me një shtet si Serbia ku vetëm 35 % e qytetarëve dëshirojnë anëtarësim.

Megjithatë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, në një përgjigje për Express ka thënë se vendet anëtare në mënyrë direkte dhe publikisht kanë qenë të qarta në qëndrimet e tyre duke treguar se rruga e Kosovës dhe Serbisë drejt BE-së kalon përmes procesit të Dialogut për normalizim të raporteve.

“Marrëdhëniet e mira fqinjësore, pajtimi dhe marrëdhëniet normale janë gurët e themelit të procesit të anëtarësimit në BE për çdo aspirant për anëtarësim në BE. Kjo është edhe ligjërisht e ankoruar në dokumentet përkatëse të lidhura me procesin e anëtarësimit të Kosovës, Serbisë dhe të gjithë të tjerëve. Bashkimi Evropian dhe Shtetet Anëtare të tij kanë qenë të qartë – publikisht dhe drejtpërdrejt me partnerët, se rruga e BE-së e Kosovës dhe Serbisë kalojnë përmes Dialogut për normalizim (Shih, ndër të tjera, konkluzionet e mëparshme të Këshillit në 2013, 2014, 2015, 2018, 2019, 2021; 2022; korniza negociuese e Serbisë dhe komunikimi i këtij viti për zgjerimin si dhe raportet e Kosovës dhe Serbisë)”, ka thënë Stano.

Në fund, zëdhënësi i BE-së ka thënë pse siç thuhet edhe në shumë dokumente zyrtare të BE-së dhe së fundmi edhe në konkluzionet e Këshillit të miratuara më 12 dhjetor 2023, normalizimi i raporteve dhe zbatimi i obligimeve të dialogut janë kushte kryesore në rrugën evropiane të Kosovës dhe Serbisë dhe se të dy vendet rrezikojnë të humbasin mundësi të rëndësishme në rast të mungesës së progresit.

“Siç thuhet në dokumente të shumta zyrtare të BE-së dhe së fundmi kujtohet në Konkluzionet e Këshillit të 12 dhjetorit 2023, normalizimi i marrëdhënieve dhe zbatimi i zotimeve të tyre të Dialogut janë kushte thelbësore në rrugën evropiane të Kosovës dhe Serbisë dhe të dyja rrezikojnë të humbasin mundësi të rëndësishme në mungesë të progresit”, ka thënë Stano

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →