Starton të premten në mbrëmje Premier Liga. Të gjithë në ndjekje të Manchester Cityt. Skuadra e Pep Guardiolës ka qenë ekipi që ka dominuar në ishull për 4 sezonet e fundit. Dhe të dominosh në një prej kampionateve më të fortë në botë, nuk është diçka aspak e lehtë për t’u arritur.
Skuadrat elitare nuk kanë ndryshuar shumë. City që ka humbur Alvarez dhe ka blerë Savinjon, Arsenali i Mikel Artetës që ka afruar në skuadër një prej mbrojtësve të rinj më të talentuar, Calafiorin nga Bologna, Liverpolli që pothuajse nuk ka ndryshuar asgjë sa i takon lojtarëve, do të mbetet për të zbuluar se çfarë do të sjellë trajneri holandez Arne Slot, pas përfundimit të epokës së suksesshme në drejtimin e Jurgen Klopp.
Ekipi që ka ndryshuar më së shumti është Manchester United. De Light dhe Mazraui nga Bayern si dhe mbi të gjithë Zirkzee në majën e sulmit, janë blerjet më të bujshme që ka kryer ekipi nga “OLD Trafford” këtë sezon, me teknikun holandez Erick Ten Haag i cili duket se po sjell në Manchester edhe gardën e vjetër të futbollistëve, që i ka stërvitur më herët në Amsterdam, në kohën kur drejtonte Ajaxin.
Do të jetë pikërish Manchester United që do të çel siparin e Premtier Leagues, me duelin e të premtes në mbrëmje ndaj Fulham. Ndërkohë që spikat në këtë javë të parë dueli i Stamford Bridge, Çelsi-Manchester City. Arsenal pritet të ketë një sfidë të lehtë në letër, ku në Emirates presin Wolverhampton, ndërkohë që Liverpool do të luajë në transfertë ndaj skuadrës së ngjitur këtë sezon në elitën e futbollit anglez, Ipswich Town. Java e parë mbyllet me duelin e së hënën ndërmjet, Leicester dhe londinezëve të Tottenham Hotspur.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co