Kryetari në detyrë i Këshillit Kombëtar të Sllovakisë, Peter Žiga, i ka dërguar një telegram urimi Kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, me rastin e zgjedhjes në këtë detyrë.
“Ju siguroj për mbështetjen e vazhdueshme për procesin e reformave dhe integrimin në BE”, shkruan Žiga, duke shtuar se “Këshilli Kombëtar i Republikës së Sllovakisë është i gatshëm të thellojë e intensifikojë bashkëpunimin dypalësh edhe në nivel parlamentar”.
Urimi që Žiga i ka drejtuar Spiropalit
“Shkëlqesia Juaj,
Më lejoni t’ju përgëzoj në emrin tim si dhe në emrin e Këshillit Kombëtar të Republikës së Sllovakisë, me rastin e zgjedhjes Suaj në detyrën e Kryetares së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.
Me këte rast, dëshiroj të vlerësoj marrëdhëniet reciproke miqësore midis Republikës së Sllovakisë dhe Republikës së Shqipërisë dhe bashkëpunimin në kuadrin e organizatave ndërkombëtare.
Në të njejtën kohë, dëshiroj t’ju siguroj për mbështetjen e vazhdueshme të Republikës së Sllovakisë për procesin e reformave dhe integrimin e vendit tuaj në Bashkimin Evropian.
Këshilli Kombëtar i Republikës së Sllovakisë është i gatshëm të thellojë e intensifikojë bashkëpunimin dypalësh edhe në nivel parlamentar.
Ju uroj Juve dhe qytetarëve të vendit tuaj prosperitet dhe shumë suksese në përballimin e sfidave aktuale.
Ju lutem pranoni, Shkëlqesi, shprehjen e konsideratës sime më të lartë.
Peter Žiga
Kryetari në detyrë i Këshillit Kombëtar të Sllovakisë, Bratislavë, 8 gusht 2024.”
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co