Çmimi i arit arriti sot në 2500,16 dollarë për onz, pasi të dhënat më të fundit në tregun amerikan të pasurive të paluajtshme treguan se ulja e normave të interesit në Shtetet e Bashkuara do të jetë më e shpejtë dhe më e ndjeshme sesa pritej.
Normat më të ulëta të interesit janë përgjithësisht pozitive për arin pasi nuk paguhet interes për të, raporton Bloomberg.
Çmimet e arit janë rritur me më shumë se 20% këtë vit pasi ky metal i çmuar konsiderohet një strehë e sigurt për kapitalin në botën rreziqeve gjeopolitike në rritje në Lindjen e Mesme dhe Ukrainë.
Bankat qendrore të botës janë shumë të interesuara për arin dhe me blerjet e tyre rrisin më tej çmimin e tij.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co