Vrasja e Egli Progës, avokati: Institucionet ligjzbatuese nuk zbatuan procedurat. Prokurorja ka shpërdoruar detyrën

vrasja e egli proges avokati institucionet ligjzbatuese nuk zbatuan procedurat prokurorja ka shperdoruar detyren
vrasja e egli proges avokati institucionet ligjzbatuese nuk zbatuan procedurat prokurorja ka shperdoruar detyren

Në rubrikën “Opinion” në News24, avokati Kujtim Ibraj, duke folur për vrasjen e 42-vjeçarit Egli Proga, ngjarje e ndodhur në Pogradec, tha se ishte një ngjarje tragjike dhe nëse institucionet do të ishin në zbatimin e ligjit, do të ishte tashmë e zbardhur plotësisht.

Ibraj tha se lidhur me këtë ngjarje për shkak se institucionet ligjzbatuese nuk kanë zbatur ligjin ka një seri shkeljesh proceduriale.

Ai tha se për një ngjarje kaq tragjike Prokuroria e Korçës nuk mund t’ia lërë ngjarjen një Inspektori policie.

“Është prokurorja, në rastin konkret, që udhëheq të gjithë veprimet hetimore. Unë nuk e kuptoj se si prokurorja ka lënë në heshtje të gjithë këto veprime”, tha Ibraj.

Ai u shpreh se ndërsa Policia e ka referuar veprën si “vrasje me dashje”, shkon Prokuroria në Gjykatë dhe e klasifikon në “vrasje nga pakujdesia”.

“Si arriti Prokuroria në këtë konkluzion? Kemi një ndryshim tërësor për një vepër penale. Vrasja me dashje është 10 deri në 20 vjet burg, ndërsa vrasja nga pakujdesia është nga gjobë në 5 vjet burg. Sipas mendimit tim, Prokurorja është në shpërdorim të pastër të detyrës”, tha Ibraj.

Në vijim ai u shpreh se nëse ky rast nuk do të zbardhej nga media, do të kalonte ashtu në heshtje, do të mbetej versioni që qytetari humbi jetën pasi ishte rrëzuar sepse ishte i pirë.

“Si ka mundësi që Polici ndenji në vendngjarje rreth 30 minuta, dhe nuk njoftonte ambulancën. Si ka mundësi që nga vendi i ngjarjes deri në vendin që është nisur ambulanca janë vetëm 850 metra, si ka mundësi që kjo distancë bëhet për 7 minuta?

Veprimet dhe mosveprimet janë të dënueshme, duhet të kemi të tjerë persona që duhet të vihen nën akuzë”, tha Ibraj.

Ai e konsideroi si një rast skandaloz atë që ka ndodhur në Pogradec. “Si ka mundësi që të lihet në mes të një qyteti, 850 metra larg spitalit, të lihet në trotuar një qytetar dhe të vdesë”, tha avokati.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →