Ben Affleck kaloi ditëlindjen me ish-bashkëshorten?

ben affleck kaloi ditelindjen me ish bashkeshorten
ben affleck kaloi ditelindjen me ish bashkeshorten

Ashtu si Ben Affleck nuk u shfaq në festën e ditëlindjes së Jennifer Lopez, as ajo nuk shkoi në ditëlindjen e tij. Media rozë “Page Six” thotë se aktorin në ditëlindje e ka shoqëruar ish-bashkëshortja, Jennifer Garner.

Dy ish-bashkëshortët, përveç tre fëmijëve, i bashkon edhe një miqësi e thellë, pasi aktorja nuk mungon asnjëherë pranë tij, as në momentet e lumtura dhe as në ato të trishta.

Ndërkohët, mediat e huaja kanë zbuluar edhe arsyen pse çifti dikur i dashuruar, u divorcua. Sipas tyre, Ben Affleck është ai që vendosi t’i japë fund martesës. Stili i jetës së këngëtares së njohur po rrezikonte që Affleck t’i rikthehej vesit të alkolit.

Në nëntor 2023, Lopez u kritikua për reklamimin e pijeve alkoolike, ndërsa burri i saj, Ben Affleck, ende nuk e kishte kapërcyer plotësisht betejën me alkolin.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →