34 penallti për të përcaktuar një fitues. Ajax-Panathinaikos vendosin një rekord evropian, me dy ekipet që e kthyen në një maratonë të vërtetë garën për të siguruar një biletë për në fazën “play-off” të Europa League.
Kjo ishte një sfidë në kuptimin e plotë të fjalës, e çmendur, në një kohë kur grekët u kthyen në lojë duke realizuar një gol në minutën e 89-të, duke e dërguar ndeshjen në shtesë, pasi sfida e parë kishte përfunduar me të njëjtin rezultat, 1-0 në favor të Ajax.
[embedded content]
Shtesa nuk prodhoi një fitues, duke bërë që fati i këtij takimi të vendosej nga ruleta e penalltive. Këtu nisi dhe show i vërtetë me dy ekipet që goditën 34 penallti për të vendosur fituesin. Në fund, holandezët u treguan më të saktë, gabuan më pak, duke triumfuar 13-12.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co