E akuzoi për lidhje me inceneratorët/ Basha i përgjigjet Metës: Ke bërë pazare në kurriz të demokratëve, je simbol i pandëshkueshmërisë

e akuzoi per lidhje me inceneratoret basha i pergjigjet metes ke bere pazare ne kurriz te demokrateve je simbol i pandeshkueshmerise
e akuzoi per lidhje me inceneratoret basha i pergjigjet metes ke bere pazare ne kurriz te demokrateve je simbol i pandeshkueshmerise

Kreu i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, i është përgjigjur akuzave të Ilir Metës. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Basha shkruan se Ilir Meta është simbol i pandëshkueshmërisë dhe i pazareve në kurriz të shqiptarëve dhe demokratëve.

Ai më tej shprehet se Meta është njeriu me bllok në dorë që ka përdorur pushtetin e demokratëve për interesat e tij personale dhe për te fuqizuar Edi Ramën, ndërsa vijon me mashtrime ordinere për të mbuluar pazaret e tij të pista.

Sipas Bashës distancimi nga kreu i PL dhe të ngjashmit e tij janë kusht i pashmangshëm për t’u ndarë nga korrupsioni.

Postimi i Bashës:

Ilir Meta është simbol i pandëshkueshmërisë dhe i pazareve në kurriz të shqiptarëve dhe demokratëve. Njeriu me bllok në dorë që ka përdorur pushtetin e demokratëve për interesat e tij personale dhe për te fuqizuar Edi Ramën, vijon me mashtrime ordinere për të mbuluar pazaret e tij të pista.

Sot po kërkon sërish me akuza qesharake që të bejë pazarin e rradhës në kurriz të demokratëve e të përfitojë nga votat e tyre.

Pazaret, deliret dhe ankthet e tij kanë dëmtuar rëndë opozitën dhe Partinë Demokratike ndaj distancimi nga ai dhe të ngjashmit e tij janë kusht i pashmangshëm për tu ndarë nga korrupsioni dhe për fitoren e saj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →